Telegrafi

Policia ndal Hamiltonin

Siç duket Hamilton ishte në disponim për të bërë edhe disa xhiro, kësaj radhe me super-veturën e tij ‘Mercedes 2010’ duke shqetësuar disa dëshmitarë për shkak të shpejtësisë marramendëse.

Policia australiane nuk u tregua tolerante duke e ndaluar ish-kampionin e Formula 1.

Hamilton kishte të bëjë rreth 30 minuta me policët, të cilët e detyruan atë t’i nënshtrohet madje dhe testit alkoolik.

Pilotit britanik iu konfiskua vetura dhe do të mbahet nga policia australiane për 48 orë.

Në ndërkohë, protagonisti i ngjarjes Lewis Hamilton ka kërkuar falje për veprimin e tij.

“Çfarë bëra ishte budallallëk. Kërkoj falje për atë veprim”, u shpreh Hamilton. /Telegrafi/