Telegrafi

Policia merr në pyetje pesë persona të përfshirë në përleshjen në Shuto Orizare

Pesë njerëz janë identifikuar dhe janë marrë në pyetje nga policia në lidhje me për përleshjen e mbrëmshme fizike mes personave në rrugën “Guadalahara” në Shuto Orizare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Menjëherë pas lajmërimit për prishjen e rendin dhe qetësisë publike janë ndërmarrë masat për zbardhjen e ngjarjes së mbrëmshme. Janë identifikuar dhe janë thirrur për bisedë informative pesë persona të cilët dyshohen se kanë marrur pjesë në përleshjen e mbrëmshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga Ministria për Punë të Brendshme dënojnë ashpër të gjitha rastet e dhunës, ndërsa sidomos gjatë fushatës zgjedhore.

“Procesi zgjedhor është i dedikuar për prezantim të kandidatëve dhe programeve të tyre dhe Ministria thekson se kjo është mënyra e vetme përmes të cilit qytetarët duhet të njoftohen me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Çdo tentim për prishjen e procesit zgjedhor dhe rrezikimin sigurisë së qytetarëve të dënohet”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/