Telegrafi

Policia merr në pyetje mësimdhënësin e Shkupit që ushtroi dhunë

Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë në pyetje personat e përfshirë në incidentin që ndodhi dje në një shkollë fillore në Butell.

“Sot rreth orës 15:45, në stacionin policor në Çair, drejtorja e shkollës fillore të lagjes së Shkupit Butell, me letër njoftoi për videon e publikuar në rrjetin social”, thonë nga policia

Ata shtojnë se MPB po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit dhe që sot janë marrë në pyetje personat e përfshirë

Po ashtu është njoftuar edhe Prokurori Publik në lidhje me rastin./Telegrafi/