(E plotësuar)- Gazetari i Klan Kosovës, Dibran Istrefi i cili u arrestua nga policia pak minuta më parë në sheshin “Ibrahim Rugova” ka treguar se cilat ishin arsyet e arrestimit të tij.
“Policia më arrestoi pa ndonjë urdhër arrest me arsyetimin se jam i dyshimit që kam qenë pjesëmarrës në protestën e të premtes në Mitrovicë ku disa aktivistë të VV-së tentuan të shkonin tek shtëpia e Kadri Veselit”, ka thënë Istrefi.
Ai ka treguar se pas disa konsultimeve është liruar./Telegrafi/
…….
Gazetari i Klan Kosovës, Dibran Istrefi është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe po merret në pyetje. Gazetari Istrefi kishte dalë në sheshin “Skënderbe” për t’i përcjellë zhvillimet e sotme.
Policia raportohet se ka thënë se Dibrani dyshohet për një vepër penale, por që s’ka lidhje me protestën.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë arsyetim tjetër.