Sipas shefit të shërbimit të patrullës së përgjithshme, në drejtorinë e Policisë së kryeqytetit Bedri Hasanaj, policia ka marrë masa duke i mbyllur lokalet që prishin qetësinë në momentin që merret një denoncim, ndërsa pjesa tjetër i takon institucioneve, siç është ministria e Mjedisit.
“Zonat më problematike në kryeqytet nga ku mbërrijnë edhe numër i madh telefonash janë zona e ‘Bllokut’ dhe e ‘Tiranës së re’”, tha Hasanaj.
Sipas vendimit të këshillit të ministrave nr. 587 për monitorimin dhe kontrollin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane dhe turistike, për mjediset e hapura përcaktohet orari i lejimit të veprimtarisë për ditën e premte dhe të shtunë nga ora 19:00 deri në 24.00 dhe për ditët e javës nga ora 19:00 deri në 23:00./Telegrafi/