Telegrafi

Policia meksikane ndalon dy 15-vjeçarë që bartnin një valixhe, kur ajo u hap – u zbulua trupi i pajetë i një foshnje

Policia në Mexico City ka arritur të kapë dy djem të moshës 15-vjeçare, të cilët në valixhe bartnin trupin e një fëmije të vrarë.

Ngjarja ka ndodhur 10 ditë pasi një burrë është kapur me trupat e dy djemve, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër në gjykatë kanë bërë të ditur se krimi më i ri është zbuluar në një rrugë në afërsi të vendit ku kishte ndodhur krimi i parë.

Megjithatë zyrtarë të gjykatës kanë bërë të ditur se dy rastet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, por ekspertët besojnë se bëhet fjalë për narko-bandat e qytetit që çdo herë e më shpesh po rekrutojnë të rinjtë për të bërë biznes me drogë dhe të mbledhin paratë e “mallit”.

Ata nuk kanë zbuluar identitetin e foshnjës apo të dyshuarve, por mediat lokale raportojnë se të dyshuarit i kanë 15 vjet, kurse djaloshi i vdekur nuk është një foshnje por një 14-vjeçar i vrarë dhe i identifikuar si Alesandro N.

Të dyshuarit i kanë thënë policisë se janë paguar për ta fshehur kufomën. Ata kishin tërhequr zvarrë valixhen në Gerero, e kur polici i ndalu e hodhën dhe ajo u hap vetë, duke zbuluar kokën e viktimës. /Telegrafi/