Site icon Telegrafi

Policia mbylli 12 lokale prostitucioni

Zyrtarët në policin e Kosovës, kane pohuar se nuk kanë njohuri nëse në ndonjë lokal të Kosovës, ka raste kur femrat bëjnë striptizim, por nuk e mohojnë në faktin se në disa lokale të Kosovës ushtrohet edhe prostitucion.

“Krahasuar me vitin 2010, ku femrat e trafikuara ishin me shume nga vendet e tjera të rajonit. Këtë vite femrat të cilat dominojnë në lidhje me trafikim janë ato nga Kosova”, ka pohuar Kelani.

Sipas tij në baze të të dhënave të statistikave qe posedon policia, behët e ditur se 36 raste janë shënuar për trafikim me qenie njerëzore, si dhe 4 prej tyre të dyshuara si mundësi prostitucioni, ku janë arrestuar 54 persona.

“Ne vitin 2010 janë shënuar 194 raste vëzhgime, 57 operacione të fshehta, 54 operacione me njësi të tjera, 33 operacione me inspektore komunal, duke arritur totalin në 338 raste, ndërsa janë kontrolluar 709 lokale, si dhe janë mbyllur 88 lokale nate dhe bare”, ka thënë ai.

Kjo na bënë me dije se vitin 2010 kemi pasur një rritje rreth rasteve të trafikimit. /Kosova Sot/ /Telegrafi/
 

Exit mobile version