Site icon Telegrafi

Policia maqedone arrestoi personat që frikësonin qytetarët se po vjen kiameti

Sipas mediave maqedone, në disa qytete të mëdha të Maqedonisë janë vendosur pllakate në të cilat shkruhet: “Dita e Kiametit është 21 maji, keni frikë nga Zoti”, ndërsa anëtarët e sektit u shpërndajnë edhe fletëpalosje qytetarëve të rastit me përmbajtje të ngjashme.

Zyrtarët e policisë në Maqedoni njoftuan se janë arrestuar disa qytetarë të huaj. Policia ua tërhoqi vërejtjen se ata po shpërndajnë material me përmbatje shqetësuese dhe duhet të ndalen menjëherë.

Njerëzit që shpërndajnë fletëpalosje janë paraqitur si pasues të sektit Family Radio. Ky është një sekt nga New Yorku i cili beson se udhëheqësi i tyre shpirtërorë me anë të një formule matematikore ka zbuluar kodet sekrete të Biblës dhe se fundi i botës pritet brenda disa ditësh. /Telegrafi/
 

Exit mobile version