Site icon Telegrafi

Policia malazeze arreston personin që dogji flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë

Policia malazeze ka ngritur padi penale ndaj V.I, 23 vjeç nga Podgorica, pasi dyshohet se me datën 14 prill ka djegur flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë përpara qendrës afariste Capital Plaza në Podgoricë.

Nga Policia është njoftuar se janë siguruar prova të mjaftueshme materiale që e vërtetojnë fajësinë e të dyshuarit.

Njëra nga këto prova është edhe incizimi i kryer nga kamerat e sigurisë së qendrës, njofton portali Malësia.

Exit mobile version