Policia e armatosur ka qëlluar për vdekje një terrorist të dyshuar nga frika se mos kishte veshur jelek vetëvrasës me eksploziv, pasi të paktën dy persona u qëlluan me thikë gjatë një përleshjeje në një rrugë në jug të Londrës.
Oficerët u nisën në vendin e ngjarjes jashtë një supermarketi në rrugën e Streatham rreth orës 02:00 pas raportimeve për zjarr.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një trup të pajetë, me fytyrë poshtë në trotuar dhe me një thikë të madhe pranë tij, transmeton Telegrafi.
Në një video, policia dhe oficerët e fshehtë të maskuar shihen duke iu afruar trupit të të dyshuarit përpara se të largohej me shpejtësi nga zona.
Policia Metropolitane lëshoi një deklaratë ku thuhej: “Një njëri është qëlluar nga oficerët e armatosur në #Streatham. Në këtë fazë besohet se një numër njerëzish janë plagosur me thikë. Rrethanat janë duke u vlerësuar; incidenti është deklaruar si i lidhur me terrorizmin:, thuhej në deklaratë.
Gulled Bulhan, një student 19-vjeçar nga Streatham, pretendoi të ketë qenë dëshmitar i të shtënave në Streatham High Road përpara një dyqani.