Site icon Telegrafi

Policia kufitare e SHBA-ve, teston në kufijtë me Meksikën qentë robotë – ata mund të patrullojnë plotësisht të pavarur

Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare, i ka ofruar policisë kufitare qentë robot për të mbikëqyrur vijën kufitare me Meksikën.

Qëllimi i këtij programi është të përdoret teknologjia dhe rritet prezenca e policisë përgjatë kufirit, me qëllim që të zvogëlohet ekspozimi i njerëzve në situata të rrezikshme për jetë, transmeton Telegrafi.

“Kufirit në jug mund të jetë vend i rrezikshëm për njerëzit dhe kafshët, e pikërisht për këtë makineritë mund të ndihmojnë”, tha menaxherja e programit Brenda Long.

Ushtria amerikane gjatë vitit 2020 ka bashkëpunuar me kompaninë Ghost Robotics që prodhon qentë robot, me qëllim që të mund të patrullojnë në bazat ushtarake.

E tani kjo kompani ka bashkuar forcat me kompaninë SWORD International që merret me prodhimin e armëve, për të zhvilluar versionin e qenve robotikë të armatosur dhe të aftë të eliminojnë objektivat nga një distancë prej 1.220 metra.

Dy modele të paarmatosur tashmë janë testuar për të bërë roje, e janë të aftë të patrullojnë të pavarur në një perimetër të programuar.

Janë të pajisur me kamera dhe sensorë, e gjatë testimeve kanë kryer inspektimin e vagonëve të trenit dhe objekteve tjera – ku konsideronin se mund të ketë prani të forcave armike. /Telegrafi/

Exit mobile version