Telegrafi

​Policia kufitare arreston një të dyshuar dhe konfiskon një sasi substance të dyshuar narkotike

Policia e Kosovës sot në Pikën e kalimit kufitar Qafë Morinë, në hyrje nga territori i Shqipërisë për në Kosovë, ka ndalur për kontroll një veturë me targa shqiptare, të cilën po e ngiste shtetasi A.I. (21) nga Shqipëria.

Pas përzgjedhjes së automjetit për kontrolle në vijën e nga ana e zyrtareve policorë, është vërejtur se në ulësen e pasme kishte një bidon në të cilin kishte futur substancë narkotike e dyshuar të jetë marihuanë, me peshë rreth një kilogram.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokurorisë Themelore ne Gjakovë dhe të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

I dyshuari është arrestuar dhe substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar.