Telegrafi

Policia kryen kontrolle në Komunën e Karposhit

Pas raportimit se po nxirren jashtë dokumente nga Komuna e Karposhit dhe kabineti i kryetarit të deritanishëm të komunës, Stevço Jakimovski, policia sot është futur në komunë dhe ka kryer kontrolle.

Pas përfundimit të kontrolleve është bërë edhe procesverbal, ndërsa nga MPB për momentin nuk japin asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje.

Stevço Jakimovski ka paralajmëruar konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme./Telegrafi/