Site icon Telegrafi

Policia kroate kryen shpërthimin e kontrolluar të një mine kundër anijeve në qytetin e Rijekës, datonte nga Lufta e Dytë Botërore

Në qytetin port të Rijekës të Kroacisë, për gati tetë orë ka zgjatur aksioni kompleks i nxjerrjes, dhe shpërthimit të kontrolluar të një mine kundër anije që daton nga Lufta e Dytë Botërore.

Kreu i Shtabit të Mbrojtjes Civile të qytetit të Rijekës, Hinko Mance, tha se operacioni nuk ka përfunduar ende dhe se pas shkatërrimit të minës, duhet të bëhen të gjitha kontrollet dhe pritet që gjithçka të përfundojë, transmeton Telegrafi.

Forcat speciale të policisë kroate ‘siguruan’ minën herët sot në mëngjes dhe e përgatitën atë për tërheqje, pas së cilës ajo u tërhoq në mes të Gjirit të Kvarnerit dhe u shpërthye në mënyrë të kontrolluar në orën 13:17.

Krahas evakuimit të qiramarrësve në prag të aksionit, në zonën e kuqe të rrezikut të menjëhershëm rreth portit të Rijekës, është ndërprerë i gjithë qarkullimi rrugor, hekurudhor, ajror dhe detar, janë mbyllur të gjitha objektet ekonomike, si dhe hekurudha dhe stacionet e autobusëve u mbyllën.

Më poshtë ju sjellim momentin kur ekipet e deminimit përmes një shpërthimi të kontrolluar, hedhin në erë minën kundër anijeve që ishte aty që nga Lufta e Dytë Botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version