Plagosja e dy adoleshentëve në Shkodër një ditë më parë si edhe sulmi në Çeki, ku një i ri vrau dhjetëra persona, ka bërë që policia në Shqipëri të kërkojë informacion në lidhje me adoleshentët me prirje të dhunshme.
Gazetarja e Dorjana Bezat mëson se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë i ka kërkuar çdo drejtorie vendore të monitorojë institucionet arsimore dhe të përpilojë një raport nëse ka të dhëna për individë të dyshuar.
Vazhdimisht, në media janë raportuar rastet kur adoleshentët konfliktohen me njëri-tjetrin dhe arrijnë deri te përdorimi i armëve të ftohta apo armëve të zjarrit.
Ndërsa ngjarja në Pragë, ku 24-vjeçari David Kozak vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë në një universitet, vjen si një këmbanë alarmi për sjelljet e dhunshme te të rinjtë, teksa autori, student i Shkollës Filozofike të Universitetit Charles ishte ankuar për “jetën e tij të mjerueshme” në rrjetet sociale dhe kishte shkruar se “gjithmonë donte të vriste dikë”. /Tch/Telegrafi/