Site icon Telegrafi

Policia kontrollon shkollat e Shkupit pas raportimeve për mjete shpërthyese

 

Në adresa elektronike në 15 shkolla në Shkup (13 shkolla të mesme dhe dy shkolla fillore), sot sërish u raportua për mjet shpërthyes.

Policia shprehet se në disa shkolla kanë kontrolluar dhe bëhet fjalë për raportim të rremë ashtu sikurse ditët e kaluara.

“Menjëherë pas informacioneve të marra në SPB Shkup, nga zyrtarët policorë janë ndërmarrë masa tek objektet. Kontrollet antiterror vazhdojnë dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, thonë nga MPB.

Ndryshe, sot kryeministri Dimitar Kovaçevski do të mbajë mbledhje koordinative të shërbimeve dhe do të bisedohet për raportimet e rreme për mjete shpërthyese./Telegrafi/

Exit mobile version