Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar planin operativ ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, me datën 13 nëntor 2019, duke filluar nga ora 21:50, në zonën e Istogut, Policia e Kosovës ka implementuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, dega Istog, për kontrollin e lokaleve në këtë zonë, transmeton Telegrafi.
“Gjatë implementimit të këtij plani operativ, janë kontrolluar dy lokale, ku tek personat e pranishëm në këto lokale janë gjetur dhe janë konfiskuar dy OC sprej dhe janë hapur dy raste për ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës’. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të Shtetit lirohen në procedurë te rregullt”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se në njërin nga lokalet gjatë kontrollit dhe verifikimit të personave, njëri nga të pranishmit është arrestuar me letërreshtim dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në Dubravë./Telegrafi/