Mali i Zi po përballet tashmë me një kaos në disa rrugë me rastin e fronizimi të Mitropolitit Ioaniki të Malit të Zi.
Më parë një grup qytetarësh bllokuan rrugën kryesore Podgoricë-Cetinje. Më parë, ata bllokuan rrethrrotullimin në hyrje të Cetinjes.
Një grup ekstremistësh serbë kan thyer kordonin e policisë dhe tanimë janë drejt shkuarjes në Cetinje, transmeton Telegrafi.
VAKAT JE ❗️❗️❗️❗️❗️❗️❗️ pic.twitter.com/dKDYydAMiw
— DIDI (@didileja) September 4, 2021
Më herët sot, një grup qytetarësh hoqën gardhin mbrojtës të vendosur në Dvorski trg, përballë manastirit të Cetinjes.
Që nga mëngjesi, banorët e Cetinjes janë indinjuar për shkak të gardheve që janë ngritur në qytet.
Të dielën, 5 shtator, fronizimi i Mitropolitit Ioaniki të Malit të Zi dhe Litoral është planifikuar në Manastirin e Cetinjes. /Telegrafi/