Site icon Telegrafi

Policia i konfiskon rreth 2 kilogramë marihuanë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi që policia pas kontrollit në shtëpinë e tij i ka konfiskuar 1kg e 88.3 gramë marihuanë.

Rasti ka ndodhur në rrugë “Nëna Terezë” në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që, fillimisht i është gjetur 0.1 gramë substancë e dyshuar narkotike-kokainë. Pastaj gjatë kontrollit në shtëpinë-banesën e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 1088.3 gramë (1 kg dhe 88.3 gramë), një peshore elektronike, dhe dy telefona celular”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version