Një kamion sot pasdite arriti në shtëpinë e Katica Janevës për të bartur mobiljet e konfiskuara.
Prokuroria sot njoftoi se është zgjeruar hetimi për rastin ‘Haraçi’ ndërsa Katica Janeva në këtë rast është e përfshirë si e dyshuar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjysmë ore pasi policia u kthye në shtëpinë e Janevës për kontroll shtesë, para shtëpisë ndodhej edhe kamioni që bart mobiljet.
Edhe Janeva është në shtëpinë e saj dhe ende nuk është dërguar para gjykatësit në procedurë paraprake. Para shtëpisë së saj ka sigurim policor./Telegrafi/