Site icon Telegrafi

Policia konfiskon mina me telekomandë në Lezhë

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacioni i koduar ” Trotyl”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N. 52 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka qenë i dënuar më parë.

“Në Lezhë, u kap me çantën sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gram lënde e dyshuar narkotike e fortë Heroinë. Veprat penale në ngarkim të tij ” Trafikim i lëndëve plasëse ” dhe ” Prodhim e shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a dhe 283 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version