Telegrafi

Policia konfiskon mbi 26 mijë fishekzjarrë në Tetovë, arrestohet një person

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se zyrtarët policorë, gjatë kontrollit të planifikuar sot në orën 07:00 kanë konfiskuar 26.540 fishekzjarrë, mjete tjera piroteknike dhe 77 kilogramë duhan.

Siç thonë nga SPB Tetovë, mjetet janë konfiskuar gjatë kontrollit të planifikuar nga njohuritë e marra në pikëpagesën rrugore në Zhelinë, në veturën e personit N.I nga Shkupi.

N.I. është arrestuar, ndërkaq mjetet e konfiskuara janë dërguar për ekspertizë.

Pas zbardhjes së rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/