Site icon Telegrafi

Policia konfiskon mbi 13 mijë mjete piroteknike në Tetovë dhe Gostivar

Mbi 13.000 copa piroteknike ka konfiskuar policia e Maqedonisë gjatë 7 ditëve të kaluara në Tetovë dhe Gostivar nga aktivitetet për të ndaluar, zbuluar dhe dënuar shitjen dhe përdorimin e llojeve të ndryshme të mjeteve piroteknike.

Siç informojnë nga SPB Tetovë, në këto aktivitet dy persona nga Tetova dhe një person nga Gostivari janë privuar nga liria dhe pas zbardhjes së plotë të rasteve do të ngritet padi penale për “përpunimin e palejuar, mbajtjen dhe tregtinë me armë apo mjeteve shpërthyese”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga atje theksojnë se do të vazhdojnë me aktivitet kontrolluese në tezga dhe se gjithkund ku do të gjenden mjete të këtilla do të ketë pasoja ligjore.

Vetëm dje në dy aksione të ndryshme në Tetovë në bulevardin “Marshall Tito”, janë konfiskuar 11 mijë fishekzjarrë./Telegrafi/

Exit mobile version