Telegrafi

Policia konfiskon dy pushkë gjuetie në Skenderaj

Policia ka shoqëruar për në stacion pesë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “gjueti e kundërligjshme” në Skenderaj.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy pushkë gjuetie.

“Janë shoqëruar në stacionin policor, pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin e bazuar se të njëjti kanë kryer veprën penale në fjalë. Nga të dyshuarit, janë konfiskuar dy pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/