Site icon Telegrafi

Policia konfiskon armë në Gjilan e Kamenicë

Policia e Kosovës në tri raste të ndara ka gjetur dhe konfiskuar armë.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën ‘Beqir Musliu’ në Gjilan, ku njësitet policore nga një  i dyshuar kanë konfiskuar një pushkë gjuetie, të cilës i kishte skaduar afati i lejes së posedimit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.

Edhe rasti tjetër raportohet se ka ndodhur në Gjilan në rrugën ‘Metush Krasniqi’ , ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit , është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Vriqec, të Kamenicës  ku Policia ka arrestuar të dyshuarin pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Foto: Ilustrim

Exit mobile version