Telegrafi

Policia konfiskon marihuanë në Prizren, arrestohet i dyshuari

Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka arrestuar një person për posedim të substancave narkotike.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sahat Kulla” dje rreth orës 15:10.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime me peshë rreth 5 kg, të mbushur me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/