Telegrafi

Policia konfiskon 1kg marihuanë, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës ka konfiskuar një kilogramë e njëzetë e katër gramë marihuanë. Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Livoq të komunës së Gjilanit.

“Policia pas pranimit të një informate se i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka fshehur në një gomë një sasi të substancës së dyshuar narkotike të cilën do ta dërgonte në Serbi. Pas një pune operative njësitë policore kanë gjetur gomën dhe pasi e kanë hapur në brendësi të saj kanë gjetur gjashtë paketime me 1324 gramë (një kilogram e treqind e njëzetë e katër gramë) substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin janë kryer bastisje në dy lokacione por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. I dyshuari i njohur për policinë ndodhet në arrati./Telegrafi/