Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka konfirmuar vrasjen e tre personave në rrugën “Ismail Qemajli” në Gjakovë.
Policia përmes një njoftimi për media ka theksuar se sot në ora 16:30 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se në rrugën “Ismail Qemajli” ka të shtëna me armë zjarri.
“Patrullat policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes në kafiterinë ‘Deep Bar’ ku kishte ndodhur vrasje e rëndë me armë zjarri ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën.
Njëra nga viktimat ishte në vendin e ngjarjes ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë ku mjeku kishte konstatuar vdekjen e tyre.
Viktimat janë: V. I, i moshës 35 vjeçare, A. I, i moshës 28 vjeçare si dhe Z. K i moshës 37 vjeçare.
Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante të policisë së Kosovës dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Deri më tani nuk ka të arrestuar, patrullat policore janë vënë në kërkim të personave të dyshuar të mundshëm”, thuhet në njoftim./Telegrafi/