Site icon Telegrafi

Policia konfirmon: Sulmuesi i Munichut nuk kishte lidhje me ISIS-in

Policia e Munichut ka konfirmuar se sulmuesi gjerman me prejardhje nga Irani, ka vetvrarë veten.

Sipas policisë gjermane në konferencën për shtyp që po mbahet në këto momente, sulmuesi i Munichut nuk kishte asnjë lidhje me shtetin Islamik që ka kryer disa sulme kohëve të fundit (ISIS).

Një hetues gjerman para gazetarëve ka treguar përafërsisht motivin e sulmit, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Babai i Diamant Zabërgjës del në vendin ku iu vra djali (Foto)

“Nuk është gjetur asnjë lidhje me ISIS-in. Sulmuesi më parë është interesuar për sulme të tilla të armatosura”, ka thënë hetuesi i Munichut.

Vet ISIS-i më parë ka dalë me deklaratë duke mos marrë përgjegjësinë për sulmin, por duke shprehur mirë se ardhje që ai ndodhi. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Gjithçka rreth sulmit në Munich
Exit mobile version