Policia e shtetit konfirmoi të martën në mesditë se aksidenti i së hënës ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit, shtetasi grek Tomas Cokas.
Policia e shtetit tha në një konferencë shtypi se Cokas nuk ka përdorur mjete alkoolike dhe se rruga ishte në vijë të drejtë. Është konfirmuar gjithashtu se automjeti ka qenë duke lëvizur me 60 kilometra në orë që është shpejtësia e lejuar në këtë rrugë, gomat kanë qenë në rregull dhe po kështu sistemi i frenimit.
Policia thotë se mjeti ka devijuar 15 metra rrugën duke lëvizur derisa ka rënë në greminë. Është provuar se lëvizja nuk ka qenë me pamje të kufizuar apo pamje me reshje. Drejtuesi grek i autobusit ka pasur 15 vjet përvojë pune dhe ritheksohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit nga shoferi Tomas Cokas. /Telegrafi/