Policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress plaçkitjen e një Poste që ka ndodhur sot në Zveçan.
Komandanti i stacionit policor në veri të Mitrovicës, Zhelko Bojiq, për këtë rast ka thënë: “Sot rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në postën e Zveçanit ka ndodhur një plaçkitje me armë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”.
Burime të KosovaPressit kanë bërë me dije se dy persona të maskuar dhe me kallashnikovë kanë plaçkitur Postën Qendrore në qendër të Zveçanit, me ç’rast kanë arritur të marrin rreth 600 mijë dinarë të Serbisë (në vlerë të 5,000 eurove).
Bëhet e ditur se të dyshuarit kanë përdorur një ‘Opel Vectra’, ngjyrë e kuqe, për të ikur nga vendi i ngjarjes.