Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për aksionin antidrogë në Shkup, ngritet padi penale ndaj katër personave

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një kumtese për media informon se gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me Departamentin për operacione speciale, Byroja për Siguri Publike ka realizuar operacion për shpërbërjen e grupeve kriminale të përfshirë në tregti me lëndtë narkotike.

Nga MPB tonë se do të ngritet padi penale ndaj katër personave edhe atë: I.J. (41) dhe B.J. (31) të dy nga Lagjja Çento, N.M. (37) nga Lagjja e Çairit dhe D.R (19) nga Haraçina, për veprën penale “prodhim dhe lëshim në përdorim të substancave narkotike”, që është e ndëshkueshme në bazë të Nenit 215 Alineja 3 Nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.

Lexo po ashtu Aksion antidrogë në Shkup

Nga MPB thonë se hetimet janë realizuar gjatë tre muajve të kaluar, ndërsa qëllimi ka qenë që të shpërbëhet grupi katëranëtarësh, i cili është marrë me blerjen e kokainës dhe shitjen e saj në rajonin e Shkupit.

MPB thekson se ky grup ka kryer edhe vepra tjera penale, me çka kanë fituar sasi të mëdha parash, të cilat më pas i kanë investuar në blerjen e makinave luksoze, banesave dhe ndërtimin e shtëpive.

Më tej në njoftim thuhet se hetimet do të zgjerohen edhe ndaj disa zyrtarëve policorë, për të cilat ka dyshime se kanë qenë të lidhur me grupin kriminal dhe ndaj të njëjtëve do të ngritet padi penale.

Ndryshe mbrëmë policia në kuadër të një operacioni në shkallë të gjerë në Shkup dhe rrethinë të kryeqytetit, ka zhvilluar një operacion antidrogë intensiv./Telegrafi/

Exit mobile version