Site icon Telegrafi

Policia kolumbiane në kërkim të burrave që hodhën 19-vjeçarin nga një urë, pasi e pyetën atë se nga ishte

Autoritetet kolumbiane po kërkojnë dy individë për vrasjen e një adoleshenti peruan i cili u hodh nga një urë pasi ata e pyetën atë nga cili vend ishte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dyshuarit, të cilët besohet të jenë shtetas të Venezuelës, u ballafaquan me Silvano Cántaro në një urë automjetesh.

Një nga burrat udhëzon 19-vjeçarin të ‘flasë qartë’ dhe të ‘flasë menjëherë’ para se bashkëpunëtori i tij t’i thotë të përqendrojë kamerën e telefonit në drejtim të Cántaro.

Ai më pas e pyet Cántaro se nga është para se adoleshenti i pambrojtur të thoshte se ishte nga provinca qendrore e Huánuco.

Sulmuesi më pas vazhdon ta pyes Cántaro, ‘nga cili vend jeni,’ dhe ai thotë, ‘nga Peruja’.

Njëri nga ta më pas vazhdon duke e kapur atë dhe duke “e kthyer” mbi parmak, duke e hedhur në atë që duket të jetë një zonë pyjore në komunën Cauca të Mercaderes.

Ai më pas hedh çantën e shpinës së Cántaro nga ura.

Policia Kombëtare Kolumbiane njoftoi të Shtunën se kishte zbuluar një trup që përputhej me përshkrimin e Cántaro. /Telegrafi/

Exit mobile version