Site icon Telegrafi

Policia kineze tregon metodën e pa pritshme se si t’i shmangeni sulmit me thikë (Video)

Në rrjetet sociale kineze, është bërë virale një video e shkurtër, që tregon këshillën e forcave policore, se si të shmangeni në rast të sulmit me thikë.

Mënyra se si përfundon ngjarja dhe mesazhi i zgjuar, ka bërë që kjo të pëlqehet në masë të madhe, transmeton Telegrafi.

“Sot do t’ju mësojmë, se si të përballeni me një sulmues me thikë”, thotë polici me seriozitet, teksa qëndron gatitu. Por, kur fokusi i kamerës bartet te sulmuesi, ai largohet prej aty me vrap.

Kjo metodë është filmuar në një bazë në Longyang, në mënyrë që qytetarët të ikin sa më parë që munden prej përleshjeve, duke shmangur çdo kontakt me sulmuesit.

“Ikni, njoftoni policinë dhe mos u lëndoni në asnjë mënyrë” thuhet në projektin policorë, që po pëlqehet edhe për mënyrën komike të realizimit. /Telegrafi/

https://youtu.be/PAqm_ogPgHc

Exit mobile version