Site icon Telegrafi

Policia kineze shpartallon grupin kriminal që shiste vaksina të rreme kundër COVID-19

Më shumë se 80 anëtarë të një grupi kriminal që dyshohet se prodhonin dhe shisnin vaksina të rreme kundër COVID-19 – janë arrestuar në Kinë, shkruan Sky News.

Policia në Pekin, Jiangsu dhe Shandong, ka shpartalluar grupin kriminal që prodhonte vaksina të rreme të cilat i shisnin si për origjinal, transmeton Telegrafi.

Sipas mediat kineze, grupi që udhëhiqej nga burri i identifikuar si Kong – është aktiv që nga shtatori i vitit të kaluar dhe vaksinat e rreme besohet se janë shitur por edhe në vendet tjera fqinje.

Më shumë se 3 mijë vaksina të rreme janë sekuestruar nga policia. Në anën tjetër zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jasthme, Wang Wenbin, ka bërë të ditur se Kina tashmë ka njoftuar shtetet relevante për situatën e krijuar. /Telegrafi/

Exit mobile version