Site icon Telegrafi

Policia kineze aplikon metodë interesante për t’i mbajtur qytetet e pastra (Video)

Autoritet lokale në qytetin kinez Chenguan që kanë për detyrë të kujdesen për pastërtinë e qytetit, shpesh ndërmarrin veprime të ashpra që të arrihet një gjë e tillë.

Këtë gjë më së miri e dëshmon një video e publikuar në internet, ku shfaqet një polic komunal i cili me një çekiç gjigant thyente gjithçka që gjente në rrugë, transmeton Telegrafi.

Veprimin e këtij polici komunal e kanë gjykuar shumë qytetarë, por duket se kjo është mënyra e vetme që qyteti të qëndrojë i pastër.

Raportohet se pronarët e dyqaneve të këtij qyteti nuk i respektojnë rregullat, dhe nuk posedojnë leje të shesin mallin e tyre para dyqaneve.

Ata me gjësendet e tyre bllokojnë trotuarin që është i paraparë për këmbësorë.

Dhe po të mos ishte policia komunale, kjo rrugë do të ishte e stërmbushur dhe askush nuk do të mund të kalonte lirshëm.

Shikoni videon e postuar më poshtë, dhe mësoni se si policia komunale në Kinë vë drejtësi. /Telegrafi/

Exit mobile version