Telegrafi

Policia kërkon personin që krijoi profile të rrejshme me fotografitë pornografike të tetovares

32 vjeçarja A.M. nga Pallçishti i Poshtëm të Tetovës, dje ka raportuar keqpërdorimin e të dhënave personale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga SPB Tetovë informojnë se tani për tani, person i panjohur, në rrjetin social Facebook ka krijuar disa profile të rrejshme, ku ka vendosur fotografi pornografike, me çka ka dëmtuar nderin dhe imazhin e saj.

Policia ka marrë masa dhe aktivitete për zbulimin e personit që krijoi profile të rrejshme. /Telegrafi/