32 vjeçarja A.M. nga Pallçishti i Poshtëm të Tetovës, dje ka raportuar keqpërdorimin e të dhënave personale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga SPB Tetovë informojnë se tani për tani, person i panjohur, në rrjetin social Facebook ka krijuar disa profile të rrejshme, ku ka vendosur fotografi pornografike, me çka ka dëmtuar nderin dhe imazhin e saj.
Policia ka marrë masa dhe aktivitete për zbulimin e personit që krijoi profile të rrejshme. /Telegrafi/