Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka identifikuar personin i cili e sulmoi fizikisht deputetin e Partisë Liberal Demokratike (PLD), Goran Milevski.
Në konsultim me një prokurorë dhe në bazë të ligjeve të vendit, policia ka publikuar fotografinë e sulmuesit dhe kërkon nga qytetarët ndihmë për ta kapur.
Rastin në polici e ka raportuar vetë Milevski, i cili është sulmuar në rrugë, teksa lëvizte në sheshin “Maqedonia”./Telegrafi/