Policia në Kataloni ka ndalur një burrë për vozitje në kahjen e gabuar të rrugës, kur zbuloi se në anën e djathtë të shoferit gjendej trupi i pajetë i një njeriu.
66-vjeçari dje në mënyrë të befasishme iu nënshtrua një kontrolli rutinor në një punkt që ndanë Spanjën me Francën, duke filluar të lëviz në drejtimin e gabuar të autostradës, transmeton Telegrafi.
Hetuesit besojnë se i vdekuri 88-vjeç kishte humbur jetën rreth tri javë më parë, dhe se shoferi kishte nisur ta dërgoi në shtëpi në Zvicër.
Trupi i pajetë i burrit që besohet të jetë partneri i shoferit, kishte filluar të copëtohet. Ka qenë i mbuluar me batanije dhe i lidhur me rrip të sigurisë, shkruan BBC.
E sot pritet të dalin analizat e obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes, pavarësisht që hetuesit besojnë se nuk ekzistojnë dëshmi për ndonjë krim.
Bazuar në biletat e paguara të taksës rrugore dhe ato të parkingut, hetuesit dyshojnë se shoferi kishte transportuar partnerin e vdekur në vende të ndryshme të Spanjës e madje edhe nëpër Itali. /Telegrafi/