Pas një pune operative zhvilluar nga policia janë ndaluar gjashtë burra të nacionalitetit serb të cilët kanë pranuar se kanë kryer vjedhjen në shtëpinë e viktimës po ashtu të nacionalitetit serb, me ç’ rast kanë vjedhur para në shumën 175 € ,6.500 Dinar serb.
Sipas policisë, vjedhja kishte ndodhur më 16 shtator rreth orës 5 të mëngjesit.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e Prokurorit , lirohen kurse rasti procedohet në procedurë të rregullt.