Disa javë më herët Telegrafi Maqedoni ju informoi për dy gjuetarë që për të vënduar fotografinë në Facebook, e lidhën dhe e torturuan shqiponjën e rallë në Maqedoni që ndryshe njihet si ”Shqiponja Suri e artë”
Bëhet fjalë për dy gjyetarë me inicialet N.S (40 vjeç) dhe G.M (39 vjeç) që të dy nga Manastiri. Dy gjuetarët do të ndiqen penalisht nga Sektori për punë të brendshme në Manastir për me lëndën ”Dhunë mbi kafshët”.
”Që të dy e kanë kapur shqiponjën e rallë, e kanë lidhur dhe e kanë çuar në shtëpi ku janë fotografuar. Për t’u fotografuar ata i’a kanë hapur krahët me dhunë dhe e kanë lënduar shqiponjën e rallë. ” thonë nga SPB Manastir./Telegrafi/