Site icon Telegrafi

Policia ka arrestuar nëntë persona në protestat e mbrëmshme në Shkup

Nëntë persona janë arrestuar nga policia gjatë protestave të mbrëmshme në Shkup, pasi të njëjtët sipas policisë kanë qenë të maskuar dhe kanë hedhur gurës drejt policisë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kundër personave të arrestuar do të pasojnë masat adekuate, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë protestave dje në Shkup, para ndërtesës së Kuvendit në orën 21:40 disa persona të maskuar kanë filluar me hedhjen e gurëve drejt kordonit të policisë, ndërsa më pas janë larguar drejt “Zhena Park”. Pas marrjes së masave për mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike janë arrestuar nëntë persona, tek të cilët janë gjetur mjete piroteknike dhe mjete tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Lexo po ashtu Filloi protesta: Grup moshat e vjetra u erdhën të parët “maqedonasve të rijnë” (Video)
Exit mobile version