Një vetëaksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30 në autostradën “Ibrahim Rugova” me ç’rast janë lënduar katër persona.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
“Rreth orës 20:30 në autostradën “Ibrahim Rugova” afër fshatit Mazgit është shkaktuar një vetëaksident trafiku ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e vetëaksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej tyre me lëndime më të rënda”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka theksuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Ai po ashtu ka shtuar se njësitet policore për menaxhim të autostradës i janë përgjigjur rastit dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas procedurave të parapara për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij vetëaksidenti.
“Segmenti rrugor i autostradës nga Truda deri në Mazgit është bllokuar për komunikacion derisa njësitë policore kanë kryer procedurat e shikimit të vendit të ngjarjes dhe rreth orës 21:30 njësitë policore kanë përfunduar shqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga tani është liruar për qarkullim”, ka thënë Hoxha.
Hoxha gjithashtu ka apeluar te drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent për të shmangur aksidente të tilla. /Telegrafi/