Telegrafi

Policia jep detajet e vdekjes së një punëtori në Ferizaj

Një person derisa ishte duke punuar në rrjetin elektrik është goditur nga rryma elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Celinë të Ferizajt.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.

Vdekjen e  viktimës e ka konstatuar mjeku.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML-për obduksion. /Telegrafi/