Punëtorja e një banke ka raportuar se disa persona të panjohur nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para të gatshme, 6.703 euro.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 09:38 në Veternik-Prishtinë.
“Punëtorja e një banke ka raportuar se të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para të gatshme 6703 €”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/