Mbrëmë në rrugë Veles-Shtip ndonjë një aksident i rëndë në mes një autobusi dhe një furgoni ku humbi jetën një person.
Më 31.07.2019 rreth orës 19:55 në SPB Veles është paraqitur se në rrugën rajonale Veles-Shtip tek kryqëzimi për fshatin Novo Sellë, ka ndodhur një aksident në mes autobusit të markës “MAN” me targa të Kratovës e drejtuar nga M.K. (37) nga Kumanova dhe një automjeti transportues të markës “Volswagen Krafter” me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.T. (30) nga Shkupi.
Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë S.T. ndërsa M.K. ka marrë lëndime të rënda trupore. 19 udhëtarët nga autobusi janë dërguar në spitalin e Velesit, ku u është dhënë ndihma mjekësore”, thonë nga MPB.
Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë prokurori publik dhe ekipet e SPB Veles. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi./Telegrafi/