Telegrafi

Plaka 72-vjeçare me probleme psikike, alarmoi me përdhunimin të rrejshëm

E plotësuar: Mbrëmja e së martës ka qenë shumë e sikletshme, por edhe tronditëse për Policinë e Kosovës dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Një grua e moshuar, 72 vjeçe, ishte paraqitur fillimisht në Policinë e Kosovës. Kishte raportuar një dhunim seksual ndaj saj. Mosha e qytetares që pretendonte se ishte dhunuar seksualisht, përbënte një rast tepër specifik në listën e rasteve të dhunimit seksual në Kosovë.

Policia raporton se “pas veprimeve të menjëhershme me rekomandim të prokurorit kompetent për hetim dhe ekzaminim mjekoligjor është konstatuar se nuk ka të bëjë me vepër penale të dhunimit”.

Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, mësohet se e moshuara ka probleme psikike. /Insajderi/

———————

POLICIA JEP DETAJE TË REJA PËR 72-VJEÇAREN E PRANUAR NË QKUK: NUK ËSHTË DHUNIM PO DIÇKA TJETËR

Rasti i një qytetare 72-vjeçare nga Prishtina, për të cilën u tha të jetë dhunuar seksualisht, tashmë ka dalë të mos jetë ashtu.

“Lidhur me rastin e raportuar më herët, nën dyshimet e ngritura për rastin e dhunim të një femre rreth 72 vjeçare, del se pas veprimeve të menjëhershme, me rekomandim të prokurorit kompetent për hetim dhe ekzaminim mjekoligjor, është konstatuar se nuk kemi të bëjmë me vepër penale të dhunimit”, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.