Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga aksidenti i së hënës në autostradë, saktësisht në pjesën Mazgit-Bresje.
Policia bën të ditur se si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, 10 automjete ( 3 kamion dhe 7 vetura) janë përfshirë në aksident trafiku zinxhiror në mes veti.
Si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore (njëri nga ta lëndime të rënda trupore), si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e përfshira në aksident. /Telegrafi/