Nga MPB njoftojnë se dje rreth orës 22:30, në stacionin policor në Qendër, S.M. ka paraqitur se në rrugën “Istraska” në banesën e tij është gjetur e vdekur gruaja e tij B.B.A. (45) nga Shkupi, e cila mori jetën me varje.
Ndërsa nga Prokuroria Publike e Skupit për “Makfax” thonë se trupi i aktores së ndjerë Biljana Belliçanec është dorëzuar për autopsi.Nga atje thonë se mbrëmë është bërë hetim nga prokurori kompetent dhe ekipit të MPB-së.
Nga atje shtojnë se është dhënë urdhër që trupi i të ndjerës të dorëzohet për autopsi.
Belliçanec ishte aktore dhe nga viti 2013-2017 ishte edhe kryetare e Komunës së Kisella Vodës./Telegrafi/